Zajmina: “Dehem vetëm kur bie në dashuri kokë e këmbë”

Sep 30, 2012 | 13:58
SHPËRNDAJE

Pasi këndoi këngën “Dua të pi “, zbulon marrëdhënien e saj me alkoolin dhe meshkujt.

Ka menduar të shkaktojnë zhurmë me një këngë “house” dhe me një titull pa tabu “Do pi”, të shkruar nga Edlir Begolli në garën mes këngëtarëve në festivalin “Kënga Magjike”. Zajmina zbulon emocionet e kësaj gare dhe marrëdhënien e saj me alkoolin në jetë. Në këtë intervistë zbulon se si ndihet përballë paragjykimeve që i bëhen në muzikë dhe planeve për martesë.
I rikthehesh festivalit “Kënga Magjike” me një këngë shpërthyese me titull “Do pi”. Si lindi ideja për një këngë me shumë “alkool”?
Ishte krejtësisht e rastësishme kjo ide për një këngë të tillë. Mund të them që lindi gjatë krijimit të tekstit, ndërsa  pamë që shkonte shumë me melodinë dhe idenë që kisha unë për këngën.
Te “E diela shqiptare” pohove se nuk e konsumon alkoolin në përditshmëri. Është e vërtetë?
Është e vërtetë, pra nuk jam njeri që e konsumoj alkoolin. Vetëm verë mund të pi në ndonjë drekë apo darkë dhe kaq.
Këtë e bën se nuk të tërheq alkooli, apo se tregohesh e kujdesshme për linjat?
Jo, thjesht nuk më shijon por nuk përjashtohen rastet kur mund të pi, e që janë shumë të rralla.
E mendove gjatë një tekst të tillë për faktin se edhe mund të paragjykoheshe?
Jo, aspak. Nuk e vras më mendjen për paragjykimet që mund të më bëhen, pasi edhe sikur kënga të kishte një tematikë tjetër, përsëri do sulmohesha, siç ndodh gjithmonë.
Nëse pyetjen e bëjmë më personale kur dikush të mungon, ti preferon të kalosh në gjendje tjetër me dehje?
Në fakt, është diçka që ndodh në realitet nëse dikush të mungon. Disa gota alkool të bëjnë që t’i hapësh zemrën personit që ta ka pushtuar atë.
Po ndërkohë e ke mbajtur larg jetën private nga mediat, ka lidhje kënga me ndonjë histori personale të momentit?
Jo, kënga nuk ka lidhje me gjendjen time shpirtërore. Atë ua dedikoj të gjithë njerëzve që e gjejnë veten te kjo këngë.
Realisht e ke gjetur dashurinë e vërtetë dhe çfarë mund të zbulosh?
Nuk kam dëshirë të shprehem për jetën time private.
E si shumë vajza të ekranit të kemi parë të pozosh me fustan nusërie. Është martesa në planet e tua, po fëmijët?
Për momentin në planet e mia janë shkolla dhe projektet muzikore. Më vonë sigurisht që do mendoj edhe për familjen time të ardhshme.
Meqë jemi te koncertet, të ka bërë muzika një vajzë të pasur, ose me saktë sa para fiton në vit?
Nuk më pëlqen të deklaroj shifra, pasi janë shumë personale. Por mendoj që muzika tani është bërë biznes, mund të fitosh shumë para prej saj, nëse di ta menaxhosh mirë si të tillë. Por nuk duhet harruar që edhe shpenzimet për të qëndruar në treg janë të shumta.
Çfarë çmimi synon te “Kënga Magjike” me këngën tënde “house”?
Është ende herët për të folur për çmim, pasi ende nuk ka mbaruar faza e prezantimit të këngëve. Tani për tani mua më lumturon fakti që kënga është pritur mjaft mirë nga publiku.

Intervista plus: Kur dehem në jetë
Kur merr një SMS për ndarje?
Jo.
Kur sheh ish-in me një femër tjetër?
Jo.
Kur kolegia jote ka më shumë fansa se ty?
Jo.
Kur bie kokë e këmbë në dashuri?
Po.
Kur je vetëm, dhe s’ke si kalon kohën?
Jo.
Kur je me të dashurin tënd në club?
Po.
Kur ndodhesh në një qytet ku s’të njeh njeri?
Jo.
Kur reflekton se në fund të fundir jeta është e shkurtër?
Jo.
Kur mendon se rinia po të ikën nga duart?
Jo.
Kur do të jesh e guximshme për të magjepsur dikë që të pëlqen?
Jo.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura