Zaev ofron amnisti për terrorin e 27 prillit, që opozita të votojë ndryshimet kushtetuese

Oct 15, 2018 | 13:15
SHPËRNDAJE

Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese, ka filluar me gjysmë ore vonesë. Përpara deputetëve kanë mbajtur fjalim kryeministri Zoran Zaev dhe deputeti i opozitës, Ilija Dimovski.

Zaev, në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ndryshimet kushtetuese duke e sqaruar propozimin kuvendor, edhe njëherë i ka ftuar deputetët që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Që opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE t’i votojë ndryshimet kushtetuese, kryeministri Zaev në mënyrë indirekte ofroi amnisti për terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë.sulmi-zaev-660x330-480x240

“Erdhi koha që t’u themi “stop” ndarjeve, ja ku është mundësia që të falemi”, tha Zaev, duke folur për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi që pika e rendit të ditës për ndryshimet kushtetuese të hiqet nga rendi i ditës sepse, siç tha si, Kuvendi nuk ka legjitimitet që as zgjedhjet e as referendumi të hyjë në procedurë të ndryshimeve kushtetuese.

“Në përbërjen e Kuvendit asnjë parti politike ose deputet nuk ka dhënë premtim për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Koalicioni i VMRO-DPMNE-së para fushatës zgjedhore shkroi se nuk do ta lejojë këtë, ndërsa Koalicioni i LSDM-së premtoi se nuk ka ndryshim të kushtetutës. Ky Kuvend nuk ka legjitimitet zgjedhor që të hyjë në procedurë. Për ndryshimin e Kushtetutës nuk ekziston referendum konsultativ, ndërsa edhe përkundër kësaj vendimi i miratuar në referendum është i obliguar”, tha Dimovski.

Të premten Komisioni për Çështje Kushtetuese i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kurse i njëjti do të jetë në rend dite të seancës plenare sot, me fillim prej ora 11:00.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.43952489_1996931117032736_5812351509072969728_n

“Nuk jemi larg vendimit të përbashkët, mendoni se çfarë mund të na bashkojë dhe të marrim përgjegjësi për Maqedoninë në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Derisa ndërkombëtarët bëjë thirrje që Maqedonia të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, jo-zyrtarisht u tha se 80 votat “për” ndryshimet kushtetuese janë siguruar. Sipas kryeministrit Zaev mosdeklarimi i deputetëve se do të votojnë “për”, vjen për shkak të kërcënimeve, e cila është hedhur poshtë nga zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka vlerësuar se do ta hetojë rastin dhe ka motivuar deputetët të denoncojnë kërcënimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura