Zaev: Duam zgjidhje për çështjen e emrit, por jo me çdo çmim!

Feb 7, 2018 | 23:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ata dëshirojnë të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, por se kjo nuk do të bëhet me çdo çmim.

zaev-media_1517127763-3224934

”Zgjidhja duhet ta garantojë identitetin dhe dinjitetin e të dyja palëve dhe këtu nuk ka dilema, sepse kjo është diçka që pritet minimalisht. Unë kam thënë, në mënyrë serioze flas për çështjet dhe qëndrimi i qeverisë është se për qeverinë është i pranueshëm emër me përcaktues gjeografik. Atë e bazoj tek pritjet e mia në debatin e brendshëm që e kemi në Maqedoni, në hapat të cilat i bëjmë, tek ajo që quhet mundësi dmth mundësi deri ku mund të lëvizim”, ka thënë Zoran Zaev.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura