Xhesika Ndoj ‘’Pse vendosa të pozoj nudo‘’

Nov 26, 2015 | 14:41
SHPËRNDAJE

xhesingj

Fillimet e karrierës i ka pasur jo shkallë-shkallë, por bombastike. Këngëtarja e re, e cila tashmë ka nisur një karrierë të vrullshme në muzikë, pasi fitoi festivalin e Shkodrës, dita-ditës po sjell surpriza të reja për fansat e saj. Ka lançuar disa këngë deri më tani, një madje në duet me një këngëtar nga Portugalia dhe kanë rezultuar shumë të suksesshme. Po çfarë po bën për momentin Xhesika Ndoj? ‘’Jam në xhirimet e dy klipeve, pra të dy këngët e reja do kenë dy klipe. Njëra këngë do të jetë single, ndërsa tjetra një duet surprizë’’, thekson në bisedën për ‘’Panorama plus’’ këngëtarja.

Kurse për sa i përket një fotosesioni të realizuar së fundmi, në të cilin shfaqet nudo, Ndoji shprehet: ‘’Kështu e ndjeva të bëj disa foto, sepse tek e fundit janë foto profesionale. Në jetën e përditshme jam ndryshe. Sa u përket paragjykimeve as nuk e mendoj fare, sepse si unë që pozova nudo e si dikush që pozon e mbuluar, fjalët i ka në kurriz. Unë bëj atë që ndiej dhe jam transparente, jetoj dhe punoj çfarë dua unë e jo çfarë duan të tjerët’’, thekson Xhesika. Në ambientet e showbiz-it dhe për të gjithë ata që i ndjekin këto lajme, Xhesika u bë e njohur edhe nga romanca e dashurisë që pati me Arditin, një djalë shkodran, i cili ka qenë pjesë e “ Big Brother”. Kjo lidhje mbaroi shumë shpejt, ndërkohë që karriera e Xhesikës po vazhdon e sigurt. Format e saj në foto janë shumë seksi, kështu që ka gjithçka që i duhet për të pasur suksesin e sigurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura