Xhensila Myrtezaj sjell imazh të ri: Vij e rritur dhe e vërtetë

Mar 2, 2015 | 11:55
SHPËRNDAJE

Në foto: Xhensila Myrtezai në setin e fundit të fotove me veshje “casual”
Një set i ri fotosh nga Xhensila Myrtezaj, ku shfaqet me look të ndryshuar dhe stil veshjeje “casual”. Fotot e realizuara nga Renuar Locaj janë komentuar për imazhin befasues të këngëtares, të cilin deri tani ishim mësuar ta shihnim të brishtë dhe klasike. E pyetur për këtë imazh të ri që po servir për publikun, Xhensila përgjigjet: “ Në fakt, këto janë fotot ku unë shfaqem tashmë e rritur dhe ajo e vërteta, pak para se të festoj 22-vjetorin në prill. Kam zgjedhur të realizoj këtë set të ri fotografish, me veshjet e stilit tim të përditshëm dhe që më pëlqen shumë. Vazhdoj të mbetem konservatore për sa i përket veshjes dhe imazhit, pasi më pëlqen të jem brenda kornizës së seriozitetit”, shprehet Xhensila. Fotot në fjalë, ku dominojnë veshjet xhins dhe aksesorë si kapele apo tyl rrjetë mbi sy sa për të thyer paksa sportivitetin, u paraprijnë këngëve të reja që ajo është duke regjistruar në studio. Xhensila zbulon për “Panorama Plus” bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë: rumuni Alandy, dy kompozitorët shumë të talentuar nga Kosova, Arbe Zzap&Chriss, ndryshe Arbër Elshani dhe Kristian Lekaj, si dhe Elgit Doda, të cilin ajo e kishte partner në garën e kërcimit “Dance with me”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura