Xhensila bën lojë të ‘pisët’, ngacmon Veselin dhe i shpreh dashurinë

Apr 25, 2015 | 14:55
SHPËRNDAJE

Xhensila është së bashku me Veselin, ajo ka treguar që kur vjen puna për muzikë, nuk di të ndalet. Xhensila kërcen shumë pranë me Veselin, një këngë të Adriano Celentanos, që ajo e ka shumë përzemër. Ajo pyet Veselin pse është single. Veseli përgjigjet duke thënë “është e mundësia e vetme që të veprosh”. Xhensila kërkon të di edhe arsyet e ndarjes. 

Por, Veseli i përgjigjet duke i thënë “nuk i është dashur ndonjëherë të ndahet”. Xhensila, ndërsa kërcen shumë pranë më Veselin nuk ia ndan sytë duke e parë dhe e puth atë në qafë. Kur mbaron kërcimin, Xhensila i dhuron Veselit një çakmak ngjyrë të kuqe duke i thënë “si shpërblim për kërcimin fantastik, po të dhuroj këtë çakmak më ngjyrë të kuqe si vetë dashuria”. Veseli falënderon Xhensilën duke u shprehur “dashuria është e vetmja gjë, që ti di të më dhurosh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura