Vuçiç nuk i bindet urdhrit të qeverisë së Kosovës, niset për në Banjë përmes rrugëve dytësore

Sep 9, 2018 | 10:25
SHPËRNDAJE

Pavarësisht ndalesës nga Qeveria e Kosovës dhe bllokadës së veteranëve të UÇK-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është nisur drejt fshatit Banjë të Drenicës, raportojnë mediat serbe, transmeton “Zeri.info”.

vucic
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mori vendim për anulimin e vizitës së presidentit serbe, Aleksandër Vuçiq, pas protestave të qytetarëve.

Ndërkohë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më herët se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi vizitënnë Drenicë.

Vuçiç ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura