Vuçiç: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës

Oct 11, 2019 | 19:36
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”.

Këto vende, sipas tij, duan ta shohin Serbinë pa Kosovën.

62F04187-6EE6-4023-9BFB-73A842B16686_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s

Vuçiq, deklaroi gjatë një vizite në një qytet të Serbisë, se “duhet kuptuar peshën e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer popullin”.

“Të gjithë kanë thënë se jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ka deklaruar presidenti serb.

Megjithatë, ai përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se këtë kompromis e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti.

Vuçiq nuk bëri të ditur se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Deklaratat e presidentit serb, bëhen pas vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimët e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

“Qëllimi i është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt, duke shikuar nga e ardhmja”, është thënë në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila u lëshua pas vizitës së ambasadorit Grenell./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura