Vuajtjet e nënës nga Kuçova për të marrë kujdestarinë e djalit, përballja live me vjehrrën dhe akuzat e forta

Sep 10, 2018 | 16:48
SHPËRNDAJE

“Babai im nuk e ka dhunuar kurrë djalin tim. Ai është krenaria ime. Të gjitha akuzat janë akuza për të më sulmuar mua që fitova kujdestarinë e djalit”.

Ky ka qenë rrëfimi i Eglantinës, një grua e re e divorcuar nga Kuçova, që prej disa kohësh po përballet me një kalvar vuajtjesh për të fituar kujdestarinë e djalit të saj, si dhe ‘luftën’ për ta mbajtur atë pas vetes.okkk

E ftuar përball ish-vjehrrës së saj dhe ish-burrit të saj, Eglantina pohoi në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ se babai i saj kujdeset shumë për djalin e saj.

“I kërkoj ndjesë babait tim që po hidhet baltë mbi të. I them se; je krenaria ime. Këto janë shpifje ndaj tij, pasi po kërkon të hakmerret me mua se fitova kujdestarinë. Më ke kërcënuar, madje kanë shpikur shumë gjëra. Babain e mbroj se është krenaria ime. Djali u vra pak tek dora dhe kjo mori në telefon policinë dhe tha djali është dhunuar”, tha Eglantina, shkruan ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

https://www.balkanweb.com/i-mituri-dhunohet-nga-gjyshi-nuse-e-ish-vjehrre-perballen-live/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura