Vrau 4 pjesëtarë të familjes shqiptare për 2 qira të papaguara, dënohet me 4 burgime të përjetshme 61-vjeçari në Greqi

Jun 9, 2023 | 17:20
SHPËRNDAJE

Është dënuar me 4 burgime të përjetshme vrasësi 61-vjeçar i anëtarëve të një familjeje shqiptare në Andravida në Greqi.

zklls

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, dënimin për 61-vjeçarin e dha Gjykata e Patrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 3 mars të vitit 2022 dhe shkak ishin dy qira të papaguara që familja i dëtyrohej autorit të krimit.

Ai vrau një çift dhe dy djemtë e mitur të tyre, 1 dhe 2 vjeç, duke bërë çdo gjë në gjakftohtësi e pasi mbyti dhe foshnjen me duart e tij, ndërroi rrobat e u largua nga zona.

Edhe sot shumë banorë deklarojnë se jo vetëm që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat e pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhi krimi.

Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për vendasin 61-vjeçar përmban edhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura