“Vrasja në Tepelenë ishte e paralajmëruar”, gazetari zbulon “hallkën” e rëndësishme në zbardhjen e krimeve të grupit të Laert Haxhiut: Eksplozivi te lokali i Noizyt…

Sep 28, 2023 | 22:03
SHPËRNDAJE

Gazetari Spartak Koka është shprehur se vrasja në Tepelenë e Artur Dershës ka qenë vrasje e pastër për pagesë për konkurrencën mes bizneseve dhe sipas tij ka qenë e paralajmëruar.

larat

Komentet Koka i bëri në emisionin “Open” në News 24, ku ka folur në lidhje me operacionin që solli arrestimin e grupit të Laert Haxhiut dhe zbardhjen e disa vrasjeve.

Ai tha se ishin hetimet për vrasjen e Alban Semakut, të cilat u bënë një nga hallkat e rëndësishme të zbulimit të këtyre .

Sipas tij, grupi i Laert Haxhiut ka pasur nevojë për para dhe logjistikë, ndaj është përfshirë edhe në vrasjet me pagesë.

Koka shtoi se një ndër rastet e zbardhura, vendosja e eksplozivit në lokalin e reperit Noizy, u krye për shkak të një konflikti në rrjetin social “TikTok” me një person nga Lushnja (pra bëhet fjalë për konfliktin me reperin Keviol Ahmeti, i njohur si Cllevio).

“Aktiviteti i këtij grupi është i miksuar. Ka nisur si hakmarrje për ato që kanë ndodhur deri në vitin 2005 nga viti 1997. Një nga hallkat e rëndësishme të zbulimit të këtyre ngjarjeve kanë ardhur nga hetimi i mirë që u bë për vrasjen e Alban Semakut.

Vrasja në Tepelenë ka qenë vrasje e pastër me pagesë për konkurrencën mes bizneseve dhe ka qenë e paralajmëruar. Dinamika e këtij grupi, që të rrijë në treg ka patur nevojë për mbështetje financiare dhe logjistikë si makina apo armë. Këtë mund ta arrinin vetëm përmes shumave monetare të përfituara nga vrasjet me pagesë.

Vendosja e eksplozivit në Durrës te lokali i Noizyt dyshohet se u bë si porosi për t’iu kundërpërgjigjur sulmit që Noizy kishte me një person nga Lushnja në TikTok”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura