Vrasja në një lokal në Tiranë, plagoset edhe ish-prokurori Adriatik Cama. Policia jep detajet

Jun 4, 2021 | 12:08
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi kryeqytetin mesditën e sotme, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaj dhe u plagos ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht me profesion avokat.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali të njohur në këtë zonë. Policia bën me dije se shtetasi Mexhit Picari, ka ekzekutuar dhëndrin, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit.

Plumbat kanë plagosur edhe avokatin, i cili nuk ka qenë në tavolinë me viktimën.

Autori i ngjarjes është larguar pas krimit me një mjet tip ‘Hyundai’ dhe dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar rreth pesë të shtëna.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ish-prokurori, Adriatik Cama
Ish-prokurori, Adriatik Cama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura