Vrasja në Belgjikë, Prokuroria: Babai i Frrokut pranoi borxhin e gjakut në mbledhjen e baballarëve

Mar 31, 2015 | 11:40
SHPËRNDAJE

Ne kerkesen drejtuar Kuvendit per arrestimin e deputetit Mark Frroku, pas kerkeses se drejtesise belge qe e akuzon per vrasje, zbardhet edhe nje detaj, nje  ‘mbledhje baballaresh’ mes perfaqesuesve te autoreve dhe viktimes.

Frroku ne Gjykate

Në relacionin e zbardhur te plote sot nga “Panorama”, theksohet vec te tjerash se ne bazë të dëshmive të marra Prokuroria Belge shprehet se për këtë vrasje, në një fshat të Shkodrës është zhvilluar dhe Mbledhja e Baballarëve, sipas traditës së gjakmarrjes, ku vrasësi duhet të sqarojë ngjarjen.

Në këtë mbledhje, ndër të tjerë ka marrë pjesë dhe babai i Mark Frrokut. “Baballarët” kanë dalë në përfundimin se çdo familje e personave që kanë marrë pjesë në vrasjen e Aleksandër Kurtit duhet të paguanin me një jetë.

RELACIONI I PLOTË I PROKURORISË PËR KUVENDIN
Nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Përgjithshme të Brukselit ka rezultuar se: Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, më datë 5 Mars 1999, rreth orës 17:45, Policia e Saint Gilles, ka zbuluar në një rrugë në hyrje të Stacionit “Gare du Midi”, nr. 47A të Avenue Fonsny, Bruksel, trupin e një djali të ri në agoni.

Nga këqyrja rezultoi se hunda e tij ishte e mbuluar me gjak, kishte hematoma të rënda te sytë, plagë në dorë dhe gjoksin e gjakosur me tri gjurmë goditjeje me thikë. Viktima, në bazë të dokumenteve të identifikimit që iu gjetën, është identifikuar si Azem SHKRELI, lindur në Jugosllavi, më 8 shtator 1980.

Policia ka konstatuar dhe marrë poshtë një kamioni, një thikë të madhe mishi, me një dorezë prej druri, tehu i të cilës ishte njollosur me gjak. Veprimet e para hetimore kanë treguar se bëhej fjalë për larje hesapesh ndërmjet personash të përfshirë në rrjetin e prostitucionit shqiptar. 

Nga deklarimi i shtetasit Nickolas Kurti, vëllai i viktimës, i cili është pyetur nga hetuesit, më 7 dhjetor 2000, ka rezultuar se vëllai tjetër i tij, i quajtur George, e ka informuar për “mbledhjen e baballarëve”, të mbajtur në Shqipëri, më 28 mars 1999. Zakoni shqiptar parashikon në rastet e gjakmarrjes se, baballarët e përgjegjësve të këtij krimi paraqiten para familjes së viktimës dhe japin informacionin mbi identitetin e autorëve.

Gjatë kësaj mbledhje, baballarët e përgjegjësve japin shpjegime mbi rrethanat e vrasjes dhe e pranojnë ose jo përgjegjësinë e tyre. Kjo mbledhje duhet t’i bëjë të mundur familjes së viktimës, të mund të ushtrojë më pas të drejtën e gjakmarrjes.

Në “mbledhjen e baballarëve” të zhvilluar në një fshat të Shkodrës, nga ku viktima është me origjinë, kanë qenë prezentë:
– babai i viktimës
– vëllai i viktimës, George Kurti
– Preng FRROKU, babai i Mark Frroku (Besnik MORINA)
– Bibë DJAFA, babai i Lek Bib Jafa (Lek Bib DJAFA)
– Fran Ded JOKA, babai i Hilë Joka (Arjan BYTYÇI)

Babai i autorit të katërt, Nikoll Vukol, nuk është paraqitur në mbledhje pasi, djali i tij Alex Vuka (Besnik VUKA) nuk e vlerëson veten përgjegjës për vdekjen e viktimës, duke pretenduar se viktima kishte vdekur para se ai të ndërhynte.

Me gjithë mungesën e babait të Alex Vuka (Besnik Vuka), borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që këtej e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja.

Sipas këtij zakoni, një dënim i rëndë në Belgjikë është i barabartë me një jetë. Mbledhja konfirmoi se, arsyeja e vrasjes së Aleksandër Kurtit ka qenë larja e hesapeve në lidhje me shtetasen L.A.

 

Relacionin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura