Vrasja me thikë në Poliçan, del foto e autorit. Policia: Ja shkaku

Oct 5, 2016 | 11:16
SHPËRNDAJE

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje. Raportohet për një vrasje me thikë në lagjen “Kalluç” në Poliçan.

vrasja-polican1-ok-e1475608460747-533x445

Policia thotë se ka humbur jetën një person.

Viktima bëjnë me dije blutë është Behar Bregu, teksa autori është shtetasi Nexhip Pano.

Dyshohet paraprakisht se shkaku i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i çastit sipas bluve, megjithatë “Balkanweb” shkruan se autori eshte zene me viktimen per stolin ku uleshin per te luajtur domino.

Informacioni paraprak i Policisë Berat

autori i vrasjes ne Polican
autori i vrasjes ne Polican

Më datë 04.10.2016, rreth orës 19:30, në lagjen “Kalluç”, shtetasi Nexhip Pano, 32 vjeç, banues në fshatin Kalluç, Poliçan, ka goditur me thikë  shtetasin Behar Bregu, 66 vjeç, banues në fshatin Kalluç.

Si pasoje shtetasi Behar Bregu ka humbur jeten.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit shtetasin Nexhip Pano.

Dyshohet se pasoja e kësaj ngjarje ka ardhur si shkak i një grindje për motive të dobëta.

Vijon puna e policisë për sqarimin e mëtejshem të rrethanave të ngjarjes..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura