Vrasja e shqiptarit/ Babai: Im bir e kishte si vëlla kushëririn që i preu kokën

Jun 1, 2016 | 11:04
SHPËRNDAJE

Babai i shqiptarit që iu pre koka në Greqi shprehet i tronditur pas lajmeve të fundit të policisë greke se mes autorëve është dhe kushëriri i viktimës.

VIktima dhe autori
VIktima dhe autori

Babai i 27-vjeçarit të masakruar më 9 maj në fshatin Gliki të Igumenicës nuk ngushëllohet dot, edhe pse dy personat e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga policia greke.

Bëhet fjalë për dy 28-vjeçarët nga Tepelena, Emiljano Nana dhe Pajtim Jaupi. Ndërkohë, në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, Kujtim Terpollari tregoi me lot në sy se djali i tij e ka pasur si vëlla autorin e krimit.

“Emrin e personit që ka vrarë djalin tim e kam mësuar prej medias. Në momentin që dëgjova këtë kam ngrirë, jam shokuar nga tronditja. Kjo për faktin se Krenarin e njohim dhe biem kushërinj të largët me të. Ai e ka shtëpinë afër nesh. Pastaj e kam ushqyer me këto duar edhe pse mezi ngopja barkun e fëmijëve të mi me bukë, pasi jemi shumë të varfër. Është e tmerrshme të dëgjoj se personit që i kam dhënë bukën e gojës masakroi tim bir”- thotë ai.

Sipas tij, kjo është vrasje e dytë për mua. “Në çdo moment pyes se pse ma bëri këtë personi që e mbajta në shtëpinë time dhe e kam trajtuar si fëmijën tim”- thote ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura