Vrasja e rojës, e bija: Dyshimet mbi krimin

Oct 31, 2012 | 13:06
SHPËRNDAJE
Viktima Et’hem Hëna

ORÇE – Ka mbetur ende e pazbardhur vrasja e Et’hem Hënës, ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Vloçisht të Korçës. Pavarësisht kërkimeve intensive, duket se Policia ende nuk ka një të dyshuar apo pistë kryesore. Për hetuesit dështoi dhe bllokimi i kamerave të lokalit, pasi në momentin e krimit ato ishin të fikura. Evelina, vajza e viktimës, është e tronditur nga humbja e babait të saj në mënyrë të papritur. “Dua ta di kush ia bërë këtë babait tim. Besoj se çdo ditë shkëmbehem me njeriun që i mori jetën tim eti”, shprehet ndër lot ajo.
Si e morët vesh lajmin?
Ma tha vëllai im. Ai pasi e kishte gjetur, hyri në shtëpi dhe më përqafoi. Ishte e tmerrshme, e kuptova menjëherë që ai kishte vdekur. Nuk di ta përshkruaj se çfarë bëra më tej. E humba vetëdijen.
Keni ndonjë dyshim se kush mund ta ketë bërë këtë krim?
Babai im ishte njeriu ideal, asnjëherë s’i ka bërë keq askujt dhe kjo më befason. Gjithkush mund të ketë qenë autori. Unë nuk e kam parë dhe nuk mund të akuzoj askënd, por kam dyshimet e mia që ia kam thënë dhe Policisë.
Pse, keni pasur ndonjë konflikt?
I vetmi konflikt që ka pasur babai im, është për një çështje pronësie, nëse mund të quhet i tillë. Fqinji ynë ka zgjeruar shtëpinë e vet duke ngushtuar rrugën. Babai reagoi sepse në fshat e di si është, duhet rruga pasi do të futësh karrocën, makinat me furnizim për bagëtinë dhe, përveç kësaj, ishte e padrejtë. U dëmtuan kanalizimet dhe nisën shqetësimet. Dy ditë para vrasjes pati një konfrontim mes babait tim dhe fqinjit (emrin nuk dua t’ia zë në gojë, nëse nuk e vërteton policia) dhe sigurisht që ai e kërcënoi. Por nuk e dimë nëse e bëri në nerva e sipër apo…(qan)
Po persona të tjerë a kanë debatuar me babain tuaj?
Po, është edhe një fqinje tjetër, e cila për hir të së vërtetës është e afërmja jonë. Dhe për shkak të të njëjtit konflikt ka arritur aq sa të paguajë shokun e vëllait tim që ta vriste, tri vite më parë. Të paktën kështu na kanë thënë neve. I kishte dhënë 100 mijë lekë të vjetër vetëm që ai t’i bënte keq Erionit dhe ai, si çdo shok, i tregoi të vërtetën. Veç këtyre dy rasteve, nuk dimë asnjë konflikt tjetër.
Po versioni që vëllai tuaj ka qenë dëshmitar në një gjyq dhe mund të jetë hakmarrje?
Ne nuk dimë gjë, nuk dimë që vëllai im të ketë shkuar në ndonjë gjyq, as si i pandehur dhe as si dëshmitar. S’mund të flas për diçka që s’më rezulton të jetë e vërtetë.
Ju çfarë kërkoni?
Drejtësi. Të gjendet autori dhe shkaku i vrasjes së babait tim. Ai nuk kthehet më, por të paktën të gjejmë ne qetësi. Ngre sytë nga Zoti në çdo çast vetëm që të gjendet e vërteta, asgjë më tepër nuk dua.               dh.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura