Vrasja e Pëllumb Islamit në lokalin në Greqi, arrestohet 23-vjeçari shqiptar! Kush është i riu dhe e shkuara e tij kriminale

Mar 21, 2023 | 8:45
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar është vendosur në pranga për vrasjen e hidraulikut Pëllumb Islami në lokalin Nea Ionia më 21 shkurt.

lokal

23-vjeçari njihet me dy emra “Dhimitri” dhe “Nektarios”, dhe ka një të kaluar kriminale.

Ai akuzohet për tentativë vjedhje në bashkëpunim, vjedhje në bashkëpunim, kërcënim me armë zjarri, dëmtim prone, vrasje nga pakujdesia dhe zhvatje.

Për 23-vjeçarin, si edhe për 6 persona të tjerë të për përfshirë në ngjarjen kriminale, u lëshua urdhër arresti më 3 mars.

Raportohet se 2 nga anëtarët e bandës shqiptare janë arratisur drejt atdheut të tyre.

Si u identifikuan?

Anëtarët e bandës shqiptare janë identifikuar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar momentin kur ata mbërritën në lokal, si edhe arratisjen e tyre.

Përveç 7 personave të shpallur në kërkim, mes të cilëve 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj, edhe një person tjetër mësohet se është përfshirë në përleshjen e përgjakshme por nuk është identifikuar ende.

Vrasja

Grupi shqiptar hyri në lokal dhe shkoi drejt zonës VIP. Ata biseduan me pronarin dhe kur po largoheshin u përballën me anëtarët e grupit rival që ndodheshin brenda lokalit, në tavolinën ku ndodhej Pëllumb Islami.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht u përleshën dhe kërcënuan njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Më pas, nxorën armën duke qëlluar në drejtim të grupit rival dhe për pasojë humbi jetën Pëllumb Islami.

Kthesa e hetimeve

Ndërkohë, në bazë të hetimeve, gjatë përplasjes mes bandave janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë.

Fillimisht u dyshua se 39-vjeçari u qëllua aksidentalisht, por hetuesit tani dyshojnë se ai ishte shënjestruar qëllimisht, pasi ishte anëtar i bandës rivale me të cilën kishte mosmarrëveshje Elis Salaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura