Vrasja e Nemtsovit, reagime në tërë botën. Putin: Provokim

Feb 28, 2015 | 7:07
SHPËRNDAJE

Vrasja e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov ka nxitur reagime të ashpra nga politikanët rus, liderët botëror dhe organizatat për të drejtat ndërkombëtare të cilët unanimisht kanë bërë thirrje për gjetjen e autorëve të krimit dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Në Rusi, figura nga i tërë spektri politik e kanë dënuar vrasjen. 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar shpejtë duke e dënuar vrasjen e kundërshtarit të tij politik.

Sipas zëdhënësit të Putinit, Dmitry Peskov, Putini ka thënë ‘vrasja e tmerrshme’ i ka ‘të gjitha shenjat e një vrasje të kontraktuar’, ndërsa rastin e ka quajtur provokim.

Kjo lë të kuptoj se pushteti rus mendon që Nemtsov u vra që të njolloset reputacioni i qeverisë.

Në reagimin e tij ndaj deklaratës së zëdhënësit të Putinit, Garry Kasparov, një nga kritikuesit e pushtetit në Moskë, ka shkruar në ‘Twitter’: “Politkovskaya u vra me armë zjarri. MH17 u rrëzua nga qielli (në pjesën lindore të Ukrainës. Tani Boris ka vdekur. Si zakonisht, Kremlini do e fajësojë opozitën, apo CIA-n apo çfarëdo. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura