“Vrasja e gazetarit është një gabim”, reagon Arabia Saudite: Nuk e dimë ku është trupi i tij

Oct 21, 2018 | 21:55
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, ka thënë se Riadi ende nuk është në dijeni se ku janë mbetjet e trupit të gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi.

Ata po e quajnë vrasjen një “operacion mashtrues” dhe një “gabim të madh”, njofton Klan Kosova.

a529b610883e4dc98086be1efaee0a77_18-1

Duke folur në një intervistë ekskluzive për Fox News të dielën, Al-Jubeir tha se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë ishte “një tragjedi e tmerrshme” që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, nuk ka të bëjë me të.

Al-Jubeir tha se Khashoggi u drejtua nga “ekipi saudit i sigurisë” kur hyri në konsullatë më 2 tetor dhe shpjegimi i tyre për atë që ndodhi ndryshon nga ajo e zyrtarëve turq, gjë që i bëri sauditët të hetojnë.

“Ai u vra në konsullatë, ne nuk dimë më shumë detaje, siç nuk dimë se ku është trupi”, tha ai.

“Ne jemi të vendosur të zbulojmë çdo gur … Ne jemi të vendosur të ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për këtë vrasje”./Klan Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura