Vrasja e ekstremistit grek, OMONIA akuzon për terror: Duhej të paralizohej dhe jo të vritej

Oct 29, 2018 | 12:44
SHPËRNDAJE

OMONOIA në një deklaratë për mediat e quan pikëllim vrasjen e Konstandinos Kaçifas, ditën e djeshme nga forcat RENEA.

foto logo omonoia

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek në deklaratën me medias shton se ngjarja u shoqërua me kulmin e propagandës antigreke.

“Mesazhi për Minoritetin Etnik Grek qe jeton në trojet e veta dhe për qindra miqtë qe sot kanë ardhur nga Greqia është fatkeqësish i zymtë. Por ne, të bashkuar në OMONIA, do të vazhdojmë qëndresën dhe nuk do të përkulemi në denoncimin e padrejtësisë pavarësisht presionit të ashpër qe ushtrohet nga mjetet e komunikimit publik, të cilat funksionojnë si benzinë për zjarrin”, shkruhet më tej në deklaratë.

Kostandin Kacifa

DEKLARATA E PLOTË

Pikëllim për ekzekutimin e Konstantinos Katsifas. Minoritetit Etnik grek i shqetësuar për ngjarjen e rendë qe u shoqërua me kulmin të propagandës antigreke.

Pikëllimi dhe indinjata janë ndjenjat qe përjeton Minoriteti Etnik Grek pas fundit tragjik të aksionit të forcave të specializuara të policisë ku mbeti i vrarë banori i Bularatit, Konstantinos Katsifas.

Sipas vlerësimeve të para forcat policore duke anashkaluar rregullat e paralizimit të personit të vetmuar finalizuan ekzekutimin e tij.

Është e rëndësishme të referohet se të gjitha ngjarjet ndodhën, ndërkohë qe vazhdonin veprimtaritë për Evenimentin Kombëtar të JO-së (OXI) greke dhe në Ceremoninë Përkujtimore në Bularat ekzistonte përfaqësim zyrtar i Qeverive Shqiptare dhe Greke. Natyrisht nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje të shkeljes të së drejtës bazë të njeriut, qe është e drejta e jetës. Behet fjalë për një klimë të tërë të dhunës psikologjike qe ushtrohet kundër Minoritetit Etnik Grek.

Shpresojmë qe e gjithë klima antigreke qe parapërgatitej nga propaganda qe në çastin e parë të përplasjes verbale të të ndjerit me policinë vendore, apelet e menjëhershme të partive dhe të organizatave antigreke, por edhe përpjekja plot agoni për ndryshimin e agjendës politike në Tiranë, të mos jenë arsyet qe ndikuan në sjelljen e forcave policore qe mbërritën nga kryeqyteti.

Mesazhi për Minoritetin Etnik Grek qe jeton në trojet e veta dhe për qindra miqtë qe sot kanë ardhur nga Greqia është fatkeqësish i zymtë. Por ne, të bashkuar në OMONIA, do të vazhdojmë qëndresën dhe nuk do të përkulemi në denoncimin e padrejtësisë pavarësisht presionit të ashpër qe ushtrohet nga mjetet e komunikimit publik, të cilat funksionojnë si benzinë për zjarrin.

Ngushëllime për familjaret e Konstantinit! Pastë faljen dhe prehjen qiellore të Perëndisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura