Vrasja e efektivit nga kolegu/ Alibeaj: Kambanë alarmi për gjendjen e policisë! Jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura

May 24, 2022 | 10:15
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit në kolegu i tij. Në një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se jetët e shqiptarëve janë të pambrojtura. Sipas tij, historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit.

Alibeaj1

Alibeaj bën thirrje që Policia nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve.

Ngjarje të tilla thotë Alibeaj duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.

“Breshëri armësh brenda komisiariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit! Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite. Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policise së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.

Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit”, thotë Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura