Vrasja e Devi Kasmit/ Xhafaj zbardh detaje: U porosit nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar

Feb 16, 2018 | 10:14
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se vrasja e Devi Kasmit është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar, dhe është kryer nga vrasësi grek me pagesë.

“Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar dhe është një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh Xhafa.

minis

Kujtojmë që Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin grek Efthymiou Efthymious që dyshohet se kreu vrasjes e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.

 

Pas deklaratave se në Shqipëri veprojnë rreth 40 grupe kriminale, ministri i Brendshëm Xhafaj tha në studion e “Opinion” se javën e ardhshme do të ketë një sërë arrestimesh që lidhen me grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike në vend.

“Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar një sërë hetimesh dhe javën që vjen do të nisin gjyqet për disa persona. Kemi disa çështje penale, në bashkëpunim me Prokurorinë, në rrethet Kavajë, Durrës, si dhe ka një proces hetimi në Lezhë, por do ta shtrijmë në Vlorë dhe gjithë vijën bregdetare”, deklaroi ministri.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar në “Opinion” në TV Klan ka deklaruar se në vendin tonë, veprojnë 40 grupe kriminale, me aktivitete që shkojnë që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

xhafll

Ministri deklaroi se është hartuar një raport studimor, i cili ka realizuar profilin e këtyre grupeve kriminale, veprimtarinë e tyre, numrin e pjesëmarrësve, si dhe një hartë të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri.

“Nga skanimi i grupeve kriminale rezulton se 53 % e tyre merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje, dhe 18 % me krim ekonomik. Sipas kritereve që kemi vendosur ne, janë rreth 40 të tilla, me standardin tonë. Por nuk janë grupe të strukturuara në nivelin e një organizate kriminale. Grupi më i madh ka rreth 20 anëtarë” tha Xhafaj.

Ministri tha gjithashtu se deri më tani janë zbuluar dhe po hetohen 5 grupe kriminale. 2 në Shkodër, një në Fier, një në Lezhë dhe pjesërisht një në Vlorë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura