Vrasja e 53 vjeçarit shqiptar në Athinë/ Një nga tre të plagosurit do të detyrojë të mbajë plumbin gjithë jetën në trup

Jan 17, 2021 | 13:56
SHPËRNDAJE

Një nga personat që mbeti i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Athinë ku mbeti i vrarë një 53 vjeçar shqiptar dhe u plagosën gjithashtu dy djemtë e tij, do të detyrohet të jetojë me plumbin në këmbë.

1758351543729527-148839-869042-6193218755-4502-577056099172-088053-840x400

Sipas mjekëve, personi i plagosur në lokal, nuk u godit në një organ jetësore, megjithatë pas ekzaminimit mjeko-ligjor, zbulimi është tronditës.

Kjo pasi, 18-vjeçarja mund të detyrohet të jetojë pjesën tjetër të jetës me plumbin të gozhduar në këmbë, pasi pika në të cilën ajo u qëllua nga pistoleta, nuk u lejon mjekëve që të bëjnë ndërhyrjen.

Heqja nga pika ku është gozhduar plumbi mund të jetë fatale, thonë ata, dhe ajo që ata po konsiderojnë është që ta lënë atë atje ku ndodhet.

Mjekët thonë se plaga është e thellë dhe ka një plagë të hapur, e cila mund të mbyllet për rreth 40 ditë. Në të njëjtën kohë, policia është në kërkim të autorit të vrasjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura