Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Selanik, policia e Korçës vë në pranga një vit pas ngjarjes dy autorët e krimit

Apr 7, 2021 | 10:09
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar të vrasjes së një shtetasi shqiptar në Greqi, ngjarje e ndodhur një vit më parë.

“Në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021″, ku u arrestuan shtetasit O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D”, tha policia.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura