“Vrasësi serial Sadik Kuniqi më mbyti gruan e djalin 3-vjeç në krevat”- Shkodrani në Fier për firmosjen e peticionin për dënimin me vdekje: E kanë kthyer në modë

Nov 19, 2021 | 17:09
SHPËRNDAJE

Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje, pasi vrasja makabre e Mateos i kujton mbytjen e djalit 3-vjeç dhe bashkëshortes së tij, 20 vite më parë nga vrasësi serial, Sadik Kuniqi.

 

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se vrasjet e fëmijëve janë kthyer në modë, ndërsa shteti vetëm vjedh dhe e ka kthyer Parlamentin në një spektakël argëtimi.

Çesk Simoni tha se sa herë dëgjon për fatkeqësi të tilla, i rikthehet dhimbja e humbjes së djalit dhe gruas.

Ndësa shtoi se do u kërkojë familjarëve të Mateo Vasiut të ngujohen së bashku me të derisa të merret vendimi për hyrjen në fuqi të ligjit për dënimin me vdekje.

“E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua, sot e 20 vite më parë. Sa herë ndodhin të tilla fatkeqësi unë e kujtoj këtë dhimbje. Më kanë mbytur gruan dhe djalin 3-vjeç në krevat, mi mbyti Sadik Kuniqi. Ka pasur listën për të mbytur 40 veta me radhë, por shyqyr përfundoi tek unë. Ndodhi në 2002, përsëriten këta çdo 6 muaj. Shteti di vetëm të vjedhë, e ka kthyer parlamentin në Big Brother. Duhet të veprojë drejtësia. Kam ardhur nga Shkodra për tu ngujuar, me familjarët. Do i them familjarëve të ngujohem, unë jam kryesori. Jam pro vendosjes së dënimit, e kam kërkuar 20 vite më parë. Çdo vit ndodhin, e kanë kthyer në modë. Tani fëmijët duhet t’i çosh në shkollë, janë bërë tmerr. E mbytën në burg, më ka vrarë dy vetë. Çdo viktimë që është fëmijë, e përjetoj. Duhet zhdukur ai njeri, ha bukë në burg. Thotë Rama s’të dënon shteti, por të dënon ligji. Ta dënojë ligji”, tha ai.

Vrasjet e Sadik Kuniqit

Sadik Kuniqi vrau 4 persona në vitin 2002, me çekiç dhe misri. Më 28 janar të vitit 2002 ai i shkoi në shtëpi mikut të tij, Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të bashkëshorten e tij Sadeten.

Pas kësaj vrasje Kuniqi telefonoi edhe vajzat e viktimave të tij të cilat ishin strehuar te xhaxhai i tyre duke u thënë se ishte çështje kohe dhe ekzekutimi i tyre.

Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002, shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit dhe në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën, sëbashku me djalin e tyre 3 vjeçar, Xhekun.

Kuniqi plagosi rëndë gruan e mikut të tij dhe më pas u fut në dhomën e djalit të vogël dhe e theri me një misri. E plagosur, Mira Simoni dha kujën në ballkonin e shtëpisë së saj, por përpara se të ikte Sadik Kuniqi i dha asaj dhe goditjen fatale.

Kur zbriti shkallët e pallatit disa fqinjë të alarmuar e panë dhe i rrëfyen policisë imazhin e tij dhe Kuniqi u arrestua dy orë më vonë.

/Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura