Detaje nga shpërthimi me tritol/ Në banesë kishte familjarë! Shtëpia është në pronësi të…(EMRI)

May 19, 2024 | 7:21
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në një banesë në Fushë Krujë.

shperthim naten

Mësohet se tritoli ishte vendosur në banesën e shtetasit Alfred Kurti, por që jetonte edhe vëllai i tij bashkë me familjen.

Të gjithë familjarët ndodheshin në banesë në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, por për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

Nuk dihen shkaqet apo motivet e këtij sulmi pasi personat nuk njihen për problematike, por punojnë me mobilje.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura