Vrasësi i gjigantëve insiston, Van de Bek: Nuk patë Ajaksin e vërtetë

May 1, 2019 | 10:11
SHPËRNDAJE

Në nëntë ndeshjet e fundit të tij ka shënuar gjashtë gola dhe shërbyer tri asiste. Po flasim për një tjetër mrekulli të kësaj skuadre, përveç De Jongut dhe De Ligtit. Doni Van de Bek është vrasësi i skuadrave të mëdha në këtë rrugëtim të lavdishëm të Ajaksit. I shënoi edhe Juventusit në “Allianz Arena” në ndeshjen e dytë çerekfinale dhe pikërisht goli i tij rrezikon të ndajë ekuilibrat edhe një herë tjetër më 8 maj, kur Totenhemi t’i kthejë vizitën në Amsterdam.

donny-van-de-beek-cropped_hljzb32evavf1i9k7p2234mtx-e1556658594527

“Në tridhjetë minutat e para luajtëm shumë mirë. Pas tyre, Totenhemi ndryshoi diçka taktikisht dhe ne patëm probleme. Por rezultati 1-0 është OK dhe javën e ardhshme ne duhet ta mbyllim këtë llogari”, u shpreh mesfushori 22- vjeçar për mikrofonat e “BT Sport”. “Nisja ishte me të vërtetë e mirë, por më pas nuk luajtëm ashtu siç mund të luajmë. Duhet të bëjmë një plan të mirë për ndeshjen e kthimit”. Dhe njeriu për të cilin merkatoja do të ndizet këtë verë (nuk do të flitet vetëm për De Ligtin dhe De Jongun tashmë një katalanas), tregon se çfarë duhet të bëjnë holandezët në ndeshjen e kthimit në shtëpi:

“Duhet të qëndrojmë shumë të qetë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Totenhemi në ndeshjen e dytë. Por ne dimë që mund të bëjmë më mirë se kaq dhe duhet të përgatitemi për javën e ardhshme. Tifozët do na japin një shtysë ekstra. Goli? Ishte fotokopje e atij që i shënova Juves”.

van-de-beek-ajax-tottenham-goal

SHIFRAT – Në shtëpi, kryesuesit e kampionati holandez vuajnë, por vijnë sërish me një statistikë të frikshme: Ajaksi ka shënuar 163 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet, 63 më shumë sesa “Spërsat” (98). Për më tepër, “harkëtarët” kanë fituar 26 nga 28 duelet e kompeticioneve europiane, kur ata kanë dalë fitimtarë në ndeshjen e parë larg Amsterdamit. Portieri kamerunas, Onana, është i lumtur për ruajtjen e portës së tij të paprekur, çka do të thotë se Ajaksi ka fituar një ndeshje gjysmëfinaleje të Ligës së Kampioneve për herë të parë që prej vitit 1996: golashënuesi Van de Bek, nuk kishte lindur kur Ajaksi mposhti Panathinaikosin 3-0. Skuadra e Erik Ten Hagut ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s këtë sezon (duke fituar 10 prej tyre dhe barazuar gjashtë).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura