Votimi 2 me 1 për lirimin e Tahirit. Cila është gjyqtarja që doli kundër

May 29, 2018 | 22:17
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik narkotik në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka fituar për të dytën herë në Apel, përballë me prokurorinë.

Ditën e djeshme gjykata vendosi që Tahiri të hetohet i lirë, trupa gjykuese që e dha këtë vendim e ishte  e përbërë nga Fehmi Petku, kryetar gjykate, Sokol Binaj, dhe Saida Dollani.

tahiri-banese

“Panorama” ka mësuar se  vendimi nuk ka qenë unanim por është ndarë 2 me 1 për sa i përket heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin.

Gjyqtarja që ka dalë kundër lirimit të Tahirit është Saida Dollani, kështu bëhet e ditur nga burime të “Panorama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura