Voltana Ademi, mesazh Ramës: Shkodra të shpalli ‘non grata’, është vetëm fillimi

Apr 14, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Bashkise se Shkodres ka reaguar pas protestes se biznesit dhe PD-se ne kete qytet, i cili deklaroi se e shpalli kryeministrin Rama ‘non grata’.

ademi

Postimi i Ademit 

Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.

Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël.

Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura