Vodhi gruan e ish-drejtorit të Policisë, fierakja prapë në burg. Ç’bëri në qendrën tregtare

Nov 23, 2017 | 14:01
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për Rozalina Konomin, 43- vjeçaren, e cila u bë e famshme pas vjedhjes spektakolare të çantës së gruas së ish-drejtorit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

auto_rosalinda1497111607

Rozalina Konomi ka përfunduar sërish në prangat e Policisë, vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu për vjedhjen e parë. Kësaj here ajo i kishte marrë një çantë një personi në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.

Më 17 nëntor, fierakja kishte përfunduar dënimin 1 vit e 6 muaj burg, dhënë nga Gjykata e Apelit, dhe më 19 nëntor është arrestuar sërish për të njëjtën vepër penale. Konomi u dënua me vendim të formës së prerë më 27 qershor të vitit të kaluar, nga një treshe e gjyqtarëve të Apelit, ku anëtar ishte edhe Shkëlqim Miri, gjyqtari që tashmë është i arrestuar për korrupsion.

Rozalina Konomi ishte deklaruar fajtore për 6 vjedhje, mes të cilave ishte edhe rasti i bashkëshortes së Ardian Çipës. Përveç vjedhjes, për të cilën ajo u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit nr.3,

Policia pas arrestimit të saj tha se i janë provuar edhe 5 ngjarje të tjera, vjedhje çantash e portofolash të disa grave. Ngjarjet për të cilat ajo akuzohet kanë ndodhur në dyqane veshjesh të shtrenjta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Ky ishte edhe qëllimi i Rozalinës, që të vidhte çanta, ku dyshonte se mund të kishte shumë para dhe telefona të shtrenjtë, apo edhe sende me vlerë, ashtu siç edhe kishin denoncuar gratë e dëmtuara.

Ngjarjet për të cilat ajo akuzohet kanë ndodhur në dyqane veshjesh të shtrenjta, në zona të ndryshme të Tiranës. Ky ishte edhe qëllimi i Rozalinës, që të vidhte çanta, ku dyshonte se mund të kishte shumë para dhe telefona të shtrenjtë, apo edhe sende me vlerë, ashtu siç edhe kishin denoncuar gratë e dëmtuara.

Ajo dyshohej se kishte vjedhur çantën e një shtetaseje te rruga “Mine Peza”, një tjetre në rrugën “Reshit Petrela”, një portofol të një gruaja në një dyqan te “Myslym Shyri”, si dhe dy çanta të tjera, një në rrugën “Ded Gjo Luli” e një tjetër te Tregu Çam.

Disa nga këto vjedhje janë dokumentuar edhe nga kamerat e sigurisë që kanë pasur dyqanet. Ajo futej si kliente në butkë, ku shiten veshje të shtrenjta dhe qëndronte aty sikur po shikonte për të blerë rroba.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura