Vodhën një shumë parash në një kishë, arrestohen tre persona në Korçë

Feb 8, 2023 | 15:30
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën duke vjedhur në një objekt fetar.

1623144729_policiapeqin

Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit R.L., K.A. dhe I.P. banues në fshatin Pojan në Maliq.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë vjedhur një shumë parash në një Kishë në fshatin Lajthizë në zonën e Pustecit.

Njoftimi i policisë:

Vodhën një shumë parash, në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë, Pustec, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura