Vodhën bankën te ‘Rruga e Kavajës’, ‘arrest me burg’ 3 autorëve

May 25, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre 19-vjeçarët, arrestuar të shtunën, të akuzuar si autorë të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Parate e sekuestruara

Të rinjtë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor i koduar”YARIS”.

Gjate arrestimit

“Ne pranga u vune shtetasit : Kristi Sulollari, 19 vjeç, në Vorë dhe banues në Tiranë;  Kristi Kajo, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Rei Cenolli, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë”- njofton policia. 

Gjate arrestimit

Sipas saj, Kristi Sulollari u kap ne vendin e punes ne nje lokal ne Tirane ku punonte si kamarier. “Shtetasi Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopjë, Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 
shuma prej -6.879.000 lekë të vjetra,
-3 aparate celulare, 
-një kapele e përdorur në ngjarje
-si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura