Vodafone Albania mbështet nismën e Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin celularëve gjatë orëve të mësimit

Sep 12, 2018 | 13:31
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris deklaroi se Vodafone Albania përkrah nismën më të fundit të Ministrisë së Arsimit për të ndaluar përdorimin e telefonave celularë gjatë orëve të mësimit.

photo

“Vodafone mbështet çdo nismë që synon të përmirësojë proçesin mësimor dhe i ndihmon fëmijët të jenë të përqendruar dhe fokusuar për të arritur rezultate sa më të mira në shkollë. Teknologjia  është një mjet i domosdoshëm në sistemin arsimor,  por shpeshherë në duart e një nxënësi gjatë orëve të mësimit, mund te kthehet  në një mjet shpërqendrimi. Vodafone e mirëkupton plotësisht ndjeshmërinë e publikut për këtë çështje, ndaj ka prezantuar në treg  produkte dhe shërbime të cilat lehtësojnë komunikimin ne familje, krijojnë më shumë siguri për fëmijët kur lundrojnë në internet dhe u mundësojnë prindërve të kontrollojnë dhe përcaktojnë kohën që të vegjlit e tyre duhet të kalojnë në internet,  dhe njëkohësisht vënë në dispozicion teknologjinë për të nxitur dhe zhvilluar arsimin”, deklaroi Achilleas Kanaris.

“Si një kompani e madhe ndërkombëtare, ne e kuptojmë më së miri shqetësimin e ngritur në mbarë botën për perdorimin pa kriter dhe pa kontroll të celularëve në shkollat fillore e të mesme. Po ashtu, e mirëkuptojmë nevojën e prindërve për të qënë në kontakt me fëmijët e tyre, dhe për tu siguruar për mirëqënien e tyre në çdo kohë.

Përdorimi i teknologjisë nuk ka pse të jetë ‘o gjithçka, o asgjë’. Vodafone Albania është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për të krijuar në vazhdimësi produkte të reja që ndihmojnë në përmirësimin dhe zhvillimin e një proçesi mësimor sa më cilësor, si  dhe të  lehtësojnë komunikimin midis fëmijëve, familjeve dhe mësuesve.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone ka kontribuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në vend, duke mbështetur mbi 50 projekte, me një vlerë totale prej  135 milion Lekë, kontribut i cili ka  ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e më shumë se 35,000 njerëzve.

Nga një arsimim i mirë përfitojnë jo vetëm individët, por gjithë shoqëria. Vodafone Albania gjen rastin t’u uroj vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Përqendrohuni në mësime e kurrë mos hiqni dorë nga arsimimi”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura