Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave.
Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. Ekspertët, bazuar në disa të dhëna indirekte, ngrenë dyshime se në disa sektorë si ndërtimi apo tregu i pasurive të paluajtshme pastrohen para. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave në një përqindje të lartë të rasteve të identifikuara, nuk dihet origjina e parave të pista dhe në 30% të rasteve që dihen ato vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Shqipëria është renditur nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit, një strukturë e përhershme e Këshillit të Europës, e njohur me emrin MONEYVAL, në listën e vendeve që kanë mangësi në luftën kundër pastrimit të parave. Ndërsa sipas Departamentit amerikan të Shtetit “Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare, me një ekonomi të madhe të parasë në dorë (kesh) dhe sektor informal të gjerë”. Sipas statistikave të autoriteteve të paradalimit të pastrimit të parave në 5 vitet e fundit në 67% të rasteve nuk dihet origjina e parave, dhe në 30% të rasteve që dihen, paratë vijnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, që pasohet nga mashtrimi, korrupsioni kryesisht pasiv dhe shpërdorimi i detyrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al