VLORE/ Vjedhin 18 banesa në një natë, arrestohen

Oct 31, 2012 | 13:02
SHPËRNDAJE

VLORE – Vjedhin brenda natës 18 banesa në Orikum, arrestohen tre persona. Policia e Vlorës bëri të ditur se dje janë vënë në pranga shtetasit Vendim Fejzaj 21 vjeç, Besmir Xhaferaj 23 vjeç dhe Hysni Bërda 20 vjeç, banues në Orikum. Arrestimi i tyre u krye, pasi dyshohen se brenda natës së datës 28 tetor, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të hapin dyert e 18 banesave që ndodhen në Orikum. Ata kanë arritur të hapin bravat e dyerve të këtyre banesave dhe të marrin prej andej kryesisht televizorë dhe sende të tjera. Sipas Policisë, të gjitha banesat për momentin janë të pabanueshme. Pronarët e tyre jetojnë kryesisht në Tiranë apo Kosovë dhe kthehen në Orikum vetëm për muajt e verës. Këto banesa janë të mobiluara. Hajdutët kanë marrë prej tyre televizorë dhe sende të tjera me vlerë që kanë gjetur.                q.b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura