Vlerat ushqyese të Vitaminës E, ja të mirat që sjell në shëndet dhe produktet ku gjendet

Mar 28, 2024 | 8:54
SHPËRNDAJE

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme.

vitamin e

Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.

Oksidimi

Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun. Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira.

Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave. Vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë studimet.

Studimet shkencore mbi rolin e vitaminës E

Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është

  • Ngushtimi i enëve të gjakut
  • Tensioni i lartë i gjakut
  • Sëmundjet e zemrës
  • Dëmtimi i qelizave

Vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut. Radikalet e lira nxiten më shumë nga duhanpirja, ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.

Njerëzit mund ta marrin vitaminën E nëpërmjet ushqimit Kujdes me suplementët, nëse e teproni mund të përballeni me disa efekte anësore.

Burimet ushqimore të vitaminës E

  • Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E
  • Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E
  • Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.
  • Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.
  • Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.
  • Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E
  • Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.
  • Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.

Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura