Vlahoviç, asnjë si ai në Europë për goditje dënimi

Apr 20, 2024 | 10:31
SHPËRNDAJE

Dushan Vlahoviç nuk kërkoi që të ndalojë menjëherë pas vërshëllimës finale në fushë për të folur për ndeshjen, për golat e tij, sepse siç tha edhe përpara gati dy muajsh, kur realizoi kundër Frozinones, tashmë është më i pjekur sesa të mendojë për ambiciet personale.

1688174142.0

Serbi ka nisur të mendojë si lider, por në të njëjtën kohë përmirësimi duket qartë nga sezoni në sezon, aq sa me golin e realizuar dje me goditje dënimi është futbollisti më i mirë në Europë, në pesë ligat kryesore të kontinentit të vjetër me 4 gola në dy vitet e fundit.

Si ai asnjë nuk ka shënuar kaq shumë me top të ndalur, por mbi të gjitha Dushan Vlahoviç (16 gola në kampionat) tregon se së bashku me turkun Kenan Jildiz, që solli ndryshim të rëndësishëm në ritëm në pjesën e dytë dhe duket se e meriton të mbajë numrin 10, do të jenë dy pikat e referimit të skuadrës së sezonit të ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura