Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç përballen sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Presidenti serb: Do vazhdojmë të luftojmë…

Apr 22, 2024 | 8:50
SHPËRNDAJE

Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën të hënën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.

vucic osmani

Osmani në këtë seancë do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo, thuhet se do të flasë për “domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Ndërkohë Vuçiç nga ana tjetër, ka thënë se Serbia do t’i vazhdojë përpjekjet e saj, pavarësisht “poshtërimit” që i është bërë deri më tani.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë, për popullin tonë, për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, që të shkojmë me kokën lart, pa marrë parasysh se ata u përpoqën të na poshtërojnë me dhunë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura