Interpelanca me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Ja pyetjet për Ulsi Manjën

May 9, 2024 | 10:34
SHPËRNDAJE

Një interpelancë për amnistinë penale është kërkuar nga disa deputetë të PD me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në emër të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shtroi disa pyetje, për të cilat kërkoi përgjigje nga ministri.

Sipas Alibeajt, qeveria bashkoi votat me një pjesë të opozitës për të nxjerrë nga burgu të korruptuarit dhe për të lënë në burg protestuesit.

“Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu dhe për të lënë protestuesit në burg. Nuk është vetëm përgjegjësia e ministrit, por edhe e këtij tjetrit.

Sipas të dhënave të bërë publike nga mediat, rezulton se nga ligji për amnistinë kanë përfituar 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, të cilët përfitojnë falje dënimi, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për korrupsion, shkelje për barazi në tendera apo shpërdorim detyre përfitojnë ulje dënimi. Nga këta janë 16 funksionarë publike, 11 për shkelje në barazisë në tendera dhe 8 gjyqtarë”, tha Alibeaj.

Pyetjet që shtroi Alibeaj:

Cilët ishin propozuesit e amendamenteve ?

Pse u miratuan këto amendamente?

Cili ka qenë qëndrimi i ministrisë së Drejtësisë?

A është kërkuar mendimi i institucioneve të drejtësisë për amendamentet?

A është analizuar nga Ministria e Drejtësisë?

A janë përcjellë komisionit të ligjeve ose seancës të dhënat për personat që do përfitonin ?

A është marrë informacion nga SPAK për personat që do përfitonin nga amendamentet?

Cilët kanë qenë të dhënat e tyre”

Sa ishte numri i përgjithshëm i përfituesve nga amnistia nga momenti i depozitimit ?

Sa është numri i përfituesve pas miratimit të amnistisë?

Sa është numri i përfituesve që janë hetuar nga SPAK apo dënuar nga GJKKO ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura