Vjedhja e energjisë elektrike, procedim penal 5 punonjësve të OSHEE në Lezhë

Feb 26, 2015 | 20:56
SHPËRNDAJE

Vjedhja e energjisë elektrike

Lezhë- Policia e Lezhës ka nisur proçedim penal ndaj 5 punonjësve të OSHEE-së së këtij qyteti, 2 prej tyre elektriçistë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas bluve, të qytetit rajonal, këta shtetas dyshohen se kanë shkelur proçedurat ligjore për montimin e matësave të energjisë elektrike.

Sipas policisë proçedimi ka nisur ndaj shtetasve L. E me detyrë shef i lidhjeve të reja në OSHEE, A. P me detyrë elektriçist pranë OSHEE, N. P me detyrë elekriçist pranë OSHEE, F. C me detyrë inspektor terreni pranë kompanisë “3G SERVICE” që të kater banues në qytetin e Lezhës si dhe shtetasi me iniciale I.Sh, banues në Mirditë, me detyrë specialist pranë zyrës së asistences teknike në OSHEE Lezhë.

Policia bëri të ditur se këta përsona kanë shkelur ligjin, duke montuar një matës elektrik në një lokal në Ishull-Lezhë pa bërë më parë kontraten, ndërsa matësi i energjisë nuk tregonte aq energji elektrike sa harxhonte biznesi në fjalë.

OSHEE në Lezhë po vijon kontrollet për lidhjet e paligshme të energjisë elektrike në të gjithë qarkun dhe të gjitha ata që abuzojnë në këtë drejtim do të përabllen me ligjin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura