Vjedhja e energjisë elektrike, ndërpriten 2.571 lidhje të debitorëve. 10 në pranga

Apr 26, 2015 | 9:41
SHPËRNDAJE

Në të gjithë vendin, këtë javë, në vijim të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë evidentuar 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 32 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike ndërsa janë shpallur në kërkim 15 persona, e po ndiqen në gjendje të lirë 7 të tjerë.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 2.571 lidhje të abonentëve debitorë dhe 32 lidhje të paligjshme.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura