Vizita në Kiev/ Rama: Kosova nuk njihet si shtet nga Ukraina, por ka shprehur mbështetje të plotë! Abazoviç: S’duhet të lëmë gropa të zeza në Europë

Jun 15, 2022 | 20:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shprehur rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në mes të luftës me Rusinë. Në një konferencë të përbashkët me Presidentin Zelensky gjatë vizitës së tij në Kiev, Rama mori si shembull Kosovën.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se edhe pse Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet, sërish kjo e fundit e ka mbështetur duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se BE duhet t’i japë sa më shpejt Ukrainës, statusin e vendit kandidat.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha janë rreshtuar krah Ukrainës pavarësisht historive të ndryshme. Pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë. Është krejt ndryshe se si e shohim botën kundrejt Rusië nëse merrni si shembull Shqipërinë dhe Serbinë, apo Malin e Zi dhe Bosnjen, por të gjitha janë në mbështetje.

Të gjitha janë në mbështetje. Ka dhe një vend të gjashtë që Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën. Pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksionet dhe mbështetjen e plotë. Këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të asaj që jemi dhe atë që përfaqësojmë. Besoj fort se është gjëja e duhur për të bërë. Ukraina kërkon, duhet t’i jepet statusi kandidat. Ukraina ka nevojë ta dijë tani, që në sytë e BE-së, e ardhmja e tyre është në familjen e BE-së. Pjesën tjetër do e ndërtoni” – tha Rama.

Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se nse një vend meriton të jetë në BE, ai duhet të anëtarësohet. Por sipas tij, nse siguria e Europës vendoset në pikëpyetje, atëherë vendimi për anëtarësimin e Ukrainës duhet të merret sa më parë.

“Mali i Zi është në pararojë të procesit të integrimit. Jemi thuajse në fazat e fundit të procesit. Mesazhi këtu është se pas 24 shkurtit, gjërat nuk janë njësoj. Nëse BE nuk e kupton këtë gjë, ky është problem. Pse na pyetet se pse e mbështesim. Nëqoftëse një vend meriton të jetë në BE, duhet të jetë në BE. Por në emër të sigurisë së Europës, ata duhet ta marrin këtë vendim pak më shpejt.

Të gjithë ne do përballemi me një problem të madh. Gjithkush që do të bashkohet me familjen, duhet ta bëjnë këtë në bazë të reformave për të mos pasur këto lloj situatash. Interesat e ndonjë vendi janë shumë herë më të mëdha se vendet anëtare. Jemi në një pozicion krejt ndryshe. Nuk duhet të largohemi, të lëmë gropa të zezë në Europë, pasi kjo do të përbëjë problem” – tha Abazoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura