“Vitin tjetër rrisim sërish pagat për Forcat e Armatosura”- Rama: Nuk kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO! Ja ambicia jonë për mandatin e tretë

Nov 10, 2021 | 18:19
SHPËRNDAJE

 

Në fjalën e mbajtur sot gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2022 në Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama theksoi se pagat për Forcat e Armatosura janë rritur me 30 për qind me pr.buxhetin e ri dhe paralajmëroi një tjetër rritje vitin e ardhshëm. 

rama1

Edi Rama theksoi se Shqipëria sot nuk ka ushtrinë më të pak paguar në brenda aleancës.

Së pari dua tju them drejtpërdrejt që jam ndjerë jashtëzakonisht mirë dhe vërtet shumë krenar, duke dëgjuar fjalë nga më mbreslënëset prej gjeneralëve që ishin në Shqipëri dhe drejtuan minisionin e madh, stërvitjen më të madhe ushtarake të tre dekadave të fundit Defender Europe 2021. Duke ndjekur këtë aktivitet nga afër mëson që ti çmosh shumë herë më shumë cilësitë dhe meritat tuaja, nga ushtari i saporekrutuar deri te shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që dua ti shpreh respektin dhe mirënjohjen për punën që bën. Më vjen mirë sot tju them që unë e shoh me optimizëm çdo ditë të nesërme të FA. Sepse jo vetëm do tju plotësojmë deri në fund mundësinë për të fituar nga koha e humbur, por edhe për të zvogëluar hendekun me shumë trupa ushtarake të aleancës, në aspekt të motivimit financiar, kushteve, bonuesve që rrjedhin detyrimisht nga kontributi juaj.

Në krye te Ministrisë së Mbrojtjes kemi njeriun e duhur në kohën e duhur për kalimin e FA-ve në një stad tjetër në aspekt të sofisitikimit teknologjik. Dua ta filloj rreshtimin e pak pikave me shprehjen e lehtësimit tim që jam këtu me premtimin e mbajtur për një rritje të konsiderueshme të pagave. Pas zjarreve në gusht u thashë që do rrisim pagat dhe sot janë faktikisht janë të shkruara me 30 për qind rritje në pr.buxhetin e vitit të ardhshëm që së shpejti do miratohet nga Parlamenti. Sot ju them se vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat. Nuk ka asnjë arsye që FA-të, për potencialin që kanë të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Me këtë rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO. Nuk jemi asnjë krye, se aty nuk besoj se do të arrijë ndonjëherë kush, nuk jemi as në mes, por nuk jemi më të fundit, ky është hapi i parë. Ambicja është që brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura