Visar Zhiti për ‘Zërin e Amerikës’: Shqipëria burgosi veten e saj duke më prangosur mua. Dosja ime…

Aug 4, 2018 | 20:08
SHPËRNDAJE

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

F3E8A1C3-D3D3-4DD0-B265-B3242D74ABE6_cx3_cy8_cw80_w1023_r1_s

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me kolegun tonë Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit.

Zhiti thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi. Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.

Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

VIDEO KETU

VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura