Viola Spiro, pasi pushohet nga puna, lidh kontratë me emisionin e Blendi Fevziut

Aug 31, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

viola
Ish-velina e “Fiks Fare”, Viola Spiro, nuk do të jetë më pjesë e platformës televizive “Digitalb”. Moderatorja e programit sportiv “Fans Zone” thuhet se është pushuar nga puna për arsye që ende nuk bëhen të ditura, ndërsa në vendin e saj do të jetë Bora Zemani. Por, në një kohë shumë të shkurtër, Viola ka bërë lëvizjet e duhura për të gjetur punë të re, që do të jetë pozicioni i gazetares në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Kujtojmë se moderatorja bionde ka qenë disa herë e ftuar në panelin e këtij emisioni, për të folur për tema të lehta. Le të shohim se sa shpejt do të ambientohet ajo me profesionin e gazetares. Sa i takon jetës private, Viola ka deklaruar se është “single” që prej një viti, kur i dha fund lidhjes me Arjon Muçën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura