Viola Spiro: Arjoni nuk më flet më pas ndarjes

Apr 17, 2015 | 12:12
SHPËRNDAJE


Ish-velina e “Fiks Fare”, tashmë moderatore e një emisioni sportiv në “Digitalb”, Viola Spiro, ka rrëfyer më shumë nga jeta e saj gjatë emisionit “3 Jat”, ku ishte e ftuar në “Mad TV”. Në studion e djemve Rudi Hizmo dhe Mateo Çela, Viola surprizoi me çiltërsinë dhe sportivitetin, për shkak të mënyrës si u jepte përgjigje pyetjeve të moderatorëve të emisionit. Që në fillim ajo shkoi në tabelën e zezë të studios dhe korrigjoi rezultatet e “Champion League”. Djemtë nuk ngurruan të bënin shaka të tipit “propozim për martesë”, si dhe duke e ngacmuar paksa për ëndrrat e saj erotike. Ata morën shtysë për ta pyetur edhe për ish-të dashurin e saj, Arion Muçaj, i cili së fundmi moderon një program në “Agon Channel”. Viola shprehu dashamirësi për Arjonin, duke e përshëndetur, edhe pse ai, sipas saj, nuk i flet më pas ndarejs. Viola i dha fund vitin e kaluar lidhjes disavjeçare me ish-lojtarin e “Big Brother”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura