Vilmots: Tri orë që të bindja Januzajn

Apr 30, 2014 | 14:33
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kombëtares së Belgjikës ka treguar mënyrën se si arriti ta bindte Januzajn që të zgjidhte Belgjikën. “E takova pas ndeshjes së Mançesterit me Sanderlendin. Fola për më shumë se tri orë me babanë e tij dhe menaxherin Dirk der Vrise. I thashë se e kuptoj ndjeshmërinë e familjes për Belgjikën dhe dëshirën për të mbajtur lidhje me vendin e origjinës, por Adnani është lindur në Bruksel, është edukuar dhe krijuar si futbollist i ri tek ekipi i Brukselit e Anderlehtit, para se të largohej. Prandaj, vendimi ka qenë i vështirë. Gjithashtu iu theksova se cilido qoftë vendimi i Adnanit, ne do ta respektonim. Dhe për mua do të ketë respektin në rend të parë. Gjërat ishin të qarta ndërmjet nesh. Madje i thashë edhe se nuk e kishte të sigurt vendin në Botëror”, u shpreh dje Vilmots për mediat belge.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura