Vilanova, nga interneti te “WhatsApp”

Jan 31, 2013 | 12:40
SHPËRNDAJE

Ndodhet në Nju Jork për vizita të tjera mjekësore, por gjithsesi ai mbetet trajneri i Barcelonës. Tito Vilanova kalon çdo moment duke mësuar se çfarë ndodh te Barcelona dhe duke menduar se çfarë duhet të bëjë. Zhordi Roura, zëvendësi i tij, raporton gjithçka me imtësi. Por nuk është i vetmi… Tito komunikon me disa të besuar të tijtë njëkohësisht dhe gjithçka nëpërmjet telefonit. Në fakt, nuk e shikon me telefon në vesh, por me telefon në dorë, pasi ai komunikon me “WhatsApp”. Duket si një adoleshent, kur vëren shpejtësinë në të shkruar me telefon. Para ndeshjes me Realin, është munduar të shpjegojë me imtësi atë që lojtarët duhet të bëjnë në fushë. Çfarë? Askush përveç të besuarve të tij nuk mund ta marrë vesh. Gjithsesi, ai i kaloi orët para sfidës vetëm duke komunikuar, duke pyetur për formën e lojtarëve, për udhëtimin, për hotelin, gjithçka. Momenti i ndeshjes ishte më problematiku. Në SHBA e ka të pamundur që ta shikojë ndeshjen nëpërmjet televizorit, pasi asnjë kanal nuk ka blerë të drejtën e transmetimit. Gjithsesi, e ndoqi nga interneti. Si një tifoz i Barçës, i cili analizon çdo lëvizje, çdo top (“El Mundo Deportivo”).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura