“Viktima” e radhës e Brexit. Ikën komisioneri britanik: U zhgënjeva

Jun 25, 2016 | 13:55
SHPËRNDAJE

Jonathan Hill, komisioneri i Britanisë në Bruksel, është bërë viktima e fundit politike e votës e Britanisë së Madhe për të lënë BE-së. Ai ka njoftuar se dorëhiqet nga posti që mban, pasi është zhgëngjyer nga vendimi i referendumit.

hill

“Ne kete faze te re nuk besoj se është e drejtë që unë duhet të vazhdoj si komisioneri britanik sikur asgjë nuk ka ndodhur”, tha Hill.

“Në përputhje me atë që kam diskutuar me presidentin e komisionit disa javë më parë, unë i thashe vendimin tim”- tha ai.

 

“Ashtu si shumë njerëz këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, jam padyshim shumë i zhgënjyer për rezultatin e referendumit”, tha Hill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura