Vijon flirti PD-LSI, tashmë edhe pasditeve deputetët i sheh bashkë

Dec 14, 2017 | 19:18
SHPËRNDAJE

PD dhe LSI kanë vendosur të krijojnë një front opozitar kundër qeverisë Rama. Edhe pse në fushatë Partia Demokratike e kryqëzoi LSI-në si bashkëfajtore në keqqeverisjen 2009-2013, tashmë ajo është harruar dhe deputetët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i sheh gjithandej bashkë.

Me siguri kanë shumë për të thënë pasi të jesh në opozitë, nuk është përgjegjësi e vogël, të gjithë të zhgënjyerit nga qeveria, i kanë sytë te opozita. Paparaci ynë i ka kapur një pasdite teksa po shkonin për kafe Luan Ramën, Nasip Naçin dhe Eduard Halimin. Pritet që opozita e bashkuar të organizohet për të përshkallëzuar rezistencën e tyre ndaj qeverisë. Të shohim se si e kanë menduar kësaj here.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura